Transmetuar më 22-05-2013, 10:35

Leonardo Di Caprio është një nga meshkujt më të suksesshëm me femrat, sidomos me supermodelet, por ja që edhe refuzohet…

Cara Delevigne, ndryshe nga koleget, nuk është tërhequr aspak nga aktori i famshëm.

Di Caprio vetëm sa i sheh femrat dhe ato i vijnë vetë, por britanikja biseksuale Cara nuk donte t’ia dinte fare edhe pse ai e gjuajti gjatë gjithë mbrëmjes, shkruan gazeta britanike The Sun. I provoi të gjitha, por ajo e shmangu. Të gjithë u habitën me faktin që Cara refuzoi një nga aktorët më të mëdhenj në botë.

Leonardo Di Caprio ka qenë i lidhur me supermodele si Gisele Bundchen, Bar Rafaeli, Erin Heatherton, Anne Vyalitsyna dhe Eva Herzigova. Cara Delevigne nuk e pëlqen Di Caprion, pasi sipas saj ai është 18 vjet më i madh se ajo.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit