Transmetuar më 22-05-2013, 01:30

Alban Dudushi moderatori i "Top-channel", ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.

Dudushi prej vitesh ka ndërprerë marrëdhëniet me ish-bashkeshorten e tij, një ndarje që kaloi pa bërë shumë bujë mediatike. Po ashtu edhe lidhja e tij me redaktoren e emisionit "Top Show", Bieta Sulo, ka kaluar pa zhurmë. Por, hapi i fundit i Dudushit, nuk ka mundur t’u shpëtojë mediave shqiptare.

Ditë më parë ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës së Tiranës për të përfunduar divorcin. Fakti se që të dy i janë drejtuar institucionit, tregon se dyshja janë të vendosur në hapin që duan të marrin, divorcin e tyre, dhe tashmë thuhet se kanë arritur një marrëveshje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit