Transmetuar më 22-05-2013, 01:16

Një djalë i ri nga Gjakova ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor në një mal, gjatë drejtimit të një automjeti pune dhe ka rënë në një hendek.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Osek Hylës në Komunën e Gjakovës. Policia lokale tha se është raportuar për një aksident trafiku me fatalitet, ku ngasësi i një traktori ka humbur jetën.

Valon R. , i lindur me 1989, nga fshati Osek Hyle komuna Gjakovë, në vendin e ngjarjes ka mbetur pa shenja jete dhe vdekjen tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i ambulancës së qytetit Gjakovë.

“Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur Njësia e Hetimeve të Aksidenteve NJKR DRP në Pejë, Njësiti në Gjakovë, Prokurorja e shtetit të cilët kanë kryer vendshikimin e këtij aksidenti", thuhet në njoftimin e policisë.

Aksidenti besohet se është shkaktuar si rezultat i mospërshtatjes së kushteve të rrugës malore në një tatëpjetë ndaj papritmas viktima humbi kontrollin mbi mjetin e tij dhe u rrokullis duke u përplasur në një hendek.

Me kërkesë të familjarëve të viktimës dhe Urdhër të Prokurores së shtetit, trupi i pajetë është liruar për ceremoni mortore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit