

Banorët dalin të gjithë në fushë dhe fillojnë të merren sërish me ngjyrosjen e pikturave të tyre më bojën Deutsch Color, sipas urdhrit të Vëllait të Madh që nga dita e djeshme. Ata qëndrojnë gjatë duke u marrë me pikturat e tyre, ndërsa pasi disa prej tyre i përfundojnë, shkojnë në ambientet e banjës për të pastruar kovat nga boja.
Iliri i tregon Shpendit se Rikja gjatë mëngjesit të sotëm nuk i ka thënë as “mirëmëngjesi” dhe kjo gjë i ka bërë shumë përshtypje. “Pse të të thoshte mirëmëngjes”, e pyet Shpedni. Iliri e sqaron se nuk i intereson urimi i saj për një ditë të mirë, por jo ëkët gjë duhet ta bunet vetëm për shoë. “Ti e ke zhgënjyer”, vazhdon të thotë Shpendi, ndërsa Iliri mendon se është ndier i zhgënjyer ai më parë, por gjithsesi mendon se Rikja tregon veten e saj me këto veprime.
Në diskutimin e tyre merr pjesë ehe Anaidi. Ai thotë se nuk e kishte menduar kurrë që mund të vinte një ditë kur Rikja të mos i thoshte më as “mirmëngejs” Ilirit. “Janë shenjat e kiametit”, thotë ai duke qeshur. Më pas Anaidi fillon të flasë me ironi për të dyja vajzat, ndërsa shprehet se ato janë shumë afër me njëra-tjetrën dhe se vijnë si paketë dy në një për banorët, pasi kur vjen njëra, vjen edhe tjetra. Ndërsa Iliri i vë në dukje se ato kanë krijuar një mendim shumë të mirë për Anaidin, pasi po qëndrojnë kohë me të gjatë ditës. “Ato kanë ndryshuar, por unë të njëjtin mendim kam. Ato kujtojnë se unë jam djalë i mirë”, thotë Anaidi. Pas pak minutash ata largohen.
Më pas banorët dalin sërish në fushë, duke vazhduar të merren me pikturat e tyre, ndërsa bashkohen me pjesën tjetër të banorëve.
Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6 Big Brother 6 është një prodhim i Digitalb dhe Top Channel
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





