

Nuk i duron dot ijet e tua të gjera? Ja disa këshilla për ti fshehur mirë ato:
Ngjyrat janë të rëndësishme
Tashmë që e ke pranuar se ijet e tua janë të gjera dhe nuk ke se çfarë të bësh sepse kjo je ti, tani duhet të mësoni të jesh e zgjuar dhe të ndihmosh veten me ngjyrat që zgjedh për të veshur. Rregulli është i rreptë është: zonën që dëshiron të minimizosh, duhet ta veshësh gjithnjë me ngjyra të errta, e zeza, bluja e errët apo viola mavi të lejohen. Nuk duhet të afrosh ngjyrën e kuqe, të verdhën, rozën dhe jeshilen e hapur. Ndërsa mund të përdorësh ngjyrat neutrale si grija e errët.
Veshja që duhet të shmangësh
Shmang gjithmonë pantallonat e ngushta tip streçe, xhinse që të shtrëngojnë vithet si dhe xhaketat që vijnë të ngushta në bel. Sa u takon pantallonave duhet të shmangësh ato me bel të ulët. Zgjidh ato me bel të lartë dhe me prerje të thjeshtë.
Zgjidh fustanin e duhur
Zgjidh fustanet me prerje të drejtë dhe që nuk janë të tejdukshëm. Mund të përdorësh edhe një fustan veref nëse këmbët e tua janë të holla. Ky model është një mënyrë e mirë për të fshehur jo vetëm ijet e gjera, por edhe barkun nëse e ke pak të madh.
Këpuca që duhet të mbathësh
Do të ishte mirë të shmangnit këpuët ose sandalet e sheshta dhe të mbanit gjithnjë ato me takë mesatare të paktën 5 cm. gjithsesi mos harro se para së gjithash duhet të ndihesh rehat, kjo ishte vetëm një këshillë.
Fundi që duhet të mbash
Nëse nuk dëshiron të ndihesh si në kurth shmang fundet e ngushta. Nëse të pëlqejnë minifundet mund t’i veshësh nuk ka asnjë problem, mjaft të mos jenë të tejdukshëm. Tani që ke disa këshilla më shumë, zgjidh çfarë dëshiron të veshësh dhe përballu me ditën me një buzëqeshje!a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





