Transmetuar më 21-05-2013, 22:48

Ju mund ta mohoni sa të doni, por nuk do të jeni të besueshëm. Sepse të gjithë, shohin ëndrra erotike dhe shumë, kanë disa të tilla që u përsëriten më shpesh. Dhe nuk ka asgjë të keqe mesa duket.

Pasi një studim i përbashkët i kryer nga Universiteti i Amsterdamit dhe ai i Groningenit, ka treguar se ëndrra të tilla, janë në fakt përkthim i fantazive që ne ushqejmë gjatë ditës rreth aktit intim, duke dëshiruar persona të ndryshëm dhe madje, imagjinuar tek bëjmë dashuri me ta. Për të shtuar më tej, se përkthimi i fantazive të tilla në ëndrra, rrit në të vërtetë edhe aftësinë e të menduarit analitik të atyre që i ushqejnë ato brenda vetes.

Ndërkaq, një studim kanadez i kohëve të fundit, ka vlerësuar se janë rreth 8% e njerëzve që shohin ëndrra erotike çdo natë, dhe në gjysmën e rasteve, madje arrijnë deri në orgazmë.

Ëndrrat tipike të meshkujve:

1. Bëjnë dashuri me partneren, ose me një -ish

2. Kryejnë marrëdhënie intime me shumë gra

3. Kryejnë marrëdhënie intime orale

4. Provojnë pozicione të reja në shtrat.

Ëndrrat tipike të femrave:

1. Bëjnë dashuri me partnerin, ose me një -ish

2. Kryejnë marrëdhënie me partnerë të ndryshëm

3. Kryejnë marrëdhënie intime orale

4. Ndjehen të papërmbajtura ndaj meshkujve.

e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit