Transmetuar më 21-05-2013, 21:07

Në plazh

Dielli prish flokët, i than dhe i djeg, për këtë arsye duhet të përdorni gjithmonë një mbrojtje specifike për flokët që i mbron dhe i ushqen.

Lagia e flokëve në det

Nëse dëshiron mund t’i lagësh flokët në det, e rëndësishme është t’i shpërlash më pas, për të eleminuar mbetjet që i bëjnë flokët shumë të thatë dhe i dëmtojnë, sidomos nëse flokët janë bjondë. Ajo që nuk duhet të bëni është ti krihni kur janë të lagur pasi kështu i këput. Mund t’i krehësh të lagur vetëm nëse ke vendosur maskë apo balsam më parë.

Si t’i mbrosh dhe si të dukesh bukur

Një kapele e madhe në kokë është një mbrojtje e mirë për flokë, gjithashtu nëse i kap topuz i ke të mbrojtur, por je edhe shumë në modë. Një tjetër trend është edhe kapja e flokëve gërshet, dukesh bukur por edhe shumë më e re.

Rutina e duhur

Në fund të një dite në plazh, mos harro të lash flokët dhe të vendosësh një maskë për t’i ushqyer pasi ke ndenjur gjithë ditën në diell dhe në ujë me kripë ose klor, nëse ke qenë në pishinë. Shpërlaji me ujë të ftohtë për t’u dhënë më shumë shkëlqim dhe vazhdo me tharjen.

Flokë më të bukur nëse i kreh me… duar

Këtë vit, në modë janë flokët me efekt natyral, prandaj lëri të thahen në mënyrë natyrale, ose përdor difuzorin, gjithashtu mund të përdorësh një xhel dhe jepu formë flokëve me duar.

Çfarë duhet të shmangësh

Mos vendos vaj ulliri në flokë kur ekspozohesh në diell. Janë të shumta ato që e bëjnë pasi shpresojnë që në këtë mënyrë ti ushqejnë, por kështu nuk bën gjë tjetër veçse i shkatërron më shumë, në një farë mënyre i skuq ata si në një tigan! Mos ndrysho ngjyrë ndërsa je me pushime. Nëse dëshiron të ndryshosh ngjyrën e flokëve, bëjë kur të kthehesh në qytet.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit