Transmetuar më 21-05-2013, 22:14

Marrëdhënia intime e pambrojtur, mund të shoqërohet me rreziqe të ndryshme për shëndetin, por ama ajo mbetet më e këndshme dhe e dobishme për femrën.

Këtë fakt, e pohon një studim i fundit, i botuar në revistën shkencore "Scientific American". Sipas të cilit, sperma e mashkullit, teksa penetron në brendësi të vaginës, ndërvepron me hormonet femërore dhe shkakton një gjendje të mirë të femrës.

Në këtë mënyrë, studimi amerikan, del kundër përdorimit të prezervativëve gjatë aktit intim nën çarçafët e bardhë. Edhe pse nuk harron të përmendë faktin se gjithsesi, teksa ai është i pambrojtur, shoqërohet edhe me rreziqe të tjera.

Por ama mbron idenë se kur ai zhvillohet si i tillë, është në vetvete një formë qetësuese dhe anti-stres për femrat. Gjithçka, falë lëngut mashkullor, i cili në fakt, përmban

48 substanca kimike, duke përfshirë edhe serotoninën e oksitocinën, të njohur gjithashtu si "hormonet e dashurisë”. Të cilët, teksa bien në kontakt me trupin e femrës, kanë pikërisht fuqinë për t’i shkaktuar asaj një përmirësim të gjendjes shpirtërore dhe ngritje humori.

e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit