Transmetuar më 21-05-2013, 20:56

Kate Middleton dëshiron që ta mbajë të gjallë dhe në hare martesën e saj me Princin William, ndaj ka vendosur ti plotësojë të gjitha kërkesat dhe dëshirat e tij, tamam si një bashkëshorte e devotshme.

Dukesha e Cambridge 31 vjeç, ka nisur të marrë mësime kuzhine dhe ka zgjedhur një kuzhiniere italiane Antonella Fresolone, guvernantja e re e çiftit, e cila është marrë nga Buckingham Palace, ku ka punuar për 13 vite.

Kuzhinierja siç raporton Noa.al është e famshme për makaronat e freskëta dhe bukën e bërë në shtëpi, ndaj Kate ka vendosur të mësojë si dhe ti vjedhë disa sekrete të vogla.

Dy vjet nga përvjetori i martesës, pasioni në çift merr dimension të ri, ku pak kohë më vonë pritet të lindë edhe trashëgimtari, ndërsa Kate duket se dëshiron të kënaqë gjithë familjen me gatimet e saj.

Gjatë fundjavës William udhëtoi nga Uellsi për të qëndruar me të shoqen, para se të niste angazhimet e tij. Kate dhe William pritet të bëhen prindër gjatë muajit korrik, ndërsa barku i mbretëreshës së ardhshme të Anglisë ka nisur të rrumbullakoset dukshëm.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit