

Shkrimtari dhe historiani francez Dominique Venner, 78 vjeç, i afërt me idetë e së djathtës ekstreme dhe aktivist kundër ligjit për martesat gay, u vetëvra në katedralen e Notre-Dame në Paris gjatë ditës së sotme.
Venner qëlloi veten me plumb në kokë, ndërsa ndodhej fare pranë altarit të kishës.
Katedralja ashtu si përherë ishte e mbushur me turistë, por pas kësaj ngjarje të rëndë u evakuua dhe u mbyll.
“Propozimi i ligjit për martesat gay është një poshtërsi dhe sapo të votohet mund të hiqet direkt”, ishte shprehur Venner vetëm pak kohë para se ti jepte fund jetës.
Gjithsesi nga ana e policisë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e vetëvrasjes, ndërsa nuk përjashtohet edhe pista e “protestës” kundër martesave gay, megjithëse mbetet një pistë e mjegullt.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





