Transmetuar më 21-05-2013, 19:17

Aktorja e famshme Catherine Zeta Jones, e cila afro një muaj më parë u shtrua në spital për shkak të problemeve të saj nervore, si rrjedhojë e çrregullimeve bipolare, është rikthyer në shtëpi.

Bashkëshortja e aktorit Michael Douglas, u shtrua në spital pak kohë më parë, për të mbajtur nën kujdes shëndetin e saj.

Duket se 1 muaj ka qenë i mjaftueshëm që Catherine ta rimarrë veten, dhe për tu lënë e lirë të kthehet tek të afërmit.

Mediat amerikane bënë me dije se Catherine iu nënshtrua kurave periodike për të mbajtur shëndetin e saj nën kontroll.

Fantazmat e së shkuarës duket se janë kthyer sërish në jetën e 43 vjeçares fituese e çmimit Oscar, e cila pasi ndihmoi të shoqin Michael Douglas në luftën kundër kancerit, duke i qëndruar gjithnjë pranë, tashmë është në probleme me shëndetin e saj mendor.

Dy vite më parë ajo ishte shtruar në spital për të njëjtat shqetësime, të cilat asokohe i kaloi me sukses.a.y/noa.al

Catherine Zeta-Jones sërish në klinikë, probleme me shëndetin mendor

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit