Transmetuar më 21-05-2013, 19:04

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit do të jenë me kthjellime pothuajse në të gjithë territorin por duke ju afruar mesditës do të ketë grumbullim të vranësirave në ekstremin verior duke rrezikuar shira të dobët dhe lokal.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin, herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme e motit të mbetet prezent edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë mëngjesit, por mesdita do të ruajë të njëjtat vlera konstante të tyre.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent. Konkretisht Europa veriore, ishujt britanike si edhe Europa qendrore do të kenë vranësira dhe shira, kjo si rezultat i vendosjes së një qendre ciklonare në veriperëndim të kontinentit. Po ashtu me vranësira dhe shira paraqiten zona e alpeve dhe rajoni i balltikut, të cilat gjatë pasdites do të zhvendosen drejt rajonit të Mesdheut.

Ndërsa, me mot të kthjellët paraqiten Europa Jugperëndimore, juglindore dhe Europa Lindore.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit