

Kush e ka thënë që për një qeveri konservatore islamike, seksi është një argument tabu?
Përgënjeshtrimi për këtë bindje të rremë vjen nga Turqia ku Ministria e Familjes dhe Politikave Sociale ka shpërndarë në popull një guidë me titullin, “Martesa dhe shëndeti”, ku thënë ndryshe flitet për avantazhet e seksit.
Libri i autorizuar nga qeveria iu drejtohet çifteve stabël, për të cilët jepen këshilla për praktikat seksuale, fantazitë dhe higjienën si një mënyrë për mirëqenien fizike dhe mendore të të dy partnerëve.
Janë të shumta përfitimet që sipas ministrisë, iu sjell një jetë e shëndetshme seksuale njerëzve, si për sistemin imunitar, kockat dhe formën fizike, por edhe për më pak dhimbje koke, jetëgjatësi më të madhe dhe për femrat dhimbje më të pakta menstruale.
Këshillat janë të thjeshta dhe efikase, si për shembull që duhet treguar respekt reciprok dhe durim, por duke evituar monotoninë dhe përsëritjen.
Kura e higjienës shpjegohet në libër është thelbësore për një jetë seksuale të kënaqshme, ndaj nevojitet larja e shpeshtë dhe parfumosja dhe kryerja sa më shpesh e marrëdhënieve. Mbi të gjitha këshillohet që çiftet të jenë të kujdesshëm ndaj njëri tjetrit, të bëjnë përkëdhelje si brenda dhe jashtë krevatit.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





