

Kanë qenë të shumtë ata persona që kanë mbetur të zhgënjyer nga pamja e aktorit aq shumë të lakmuar nga femrat.
Keanu Reevs ka zbritur nga një yaht pas një party të organizuar gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, me një pamje tejet zhgënjyese.
I shëndoshur, me flokë të çrregullt, dhe aspak në formë, Keanu dukej fare larg nga mashkulli që vite më parë çmendi dhe bëri për vete miliona femra në mbarë botën.
Në fotografitë që sjell bashkëngjitur agjencia e lajmeve Noa.al, nuk ka asnjë gjurmë nga djali sportiv dhe i ëmbël, i cili në vitin 1995 u përzgjodh si një ndër meshkujt më të bukur në botë nga revista “People”.
Tashmë 48 vjeç, Reevs ka ndryshuar totalisht, duke fshirë çdo gjurmë nga mashkulli joshës dhe seks simbol i disa viteve më parë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





