Transmetuar më 21-05-2013, 17:09

Gjakovë, 21 maj 2013, NOA.al- Një aksident i rëndë teksa drejtonte një mjet pune i ka kushtuar jetën një djali të ri 24 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Osek Hylës në Gjakovë, ku 24 vjeçari i identifikuar si Valon R, ishte në drejtimin e një mjeti traktor me të cilin do punonte tokën, në momentin që ky i fundit ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se traktori është rrëzuar gjatë kohës që ngjitej në një malore, ku rruga nuk ka qenë e rregullt.

Si pasojë mjeti është rrokullisur dhe ka përfunduar në një rrëpirë, por si rrjedhojë e përplasjes, 24 vjeçari ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë rast nga ana e policisë vijojnë hetimet, për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit si dhe për të detajuar gjithë sa ka ndodhur.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit