Transmetuar më 21-05-2013, 15:46

Kanë një jetë seksuale më të nxehtë gjithë ata çifte që e kanë dhomën e gjumit të mobiluar dhe të lyer me tonet e ngjyrës së karameles.

Sfumatura mes bezhës dhe portokallisë garanton tre perfomanca seksuale gjatë një jave.

E befasishme, por e kuqja e cilësuar tradicionalisht si ngjyra e pasionit, e redukton shpeshtësinë e marrëdhënieve me një herë në javë.

Është ky rezultati i një studimi anglez të drejtuar nga rrjeti i hotelerisë Travelodge. Sakaq me ngjyrën blu garantohet një gjumë i thellë dhe i qetë.

Ndaj rekomandohet që kjo ngjyrë të përdoret për gjithë ata që kanë probleme me gjumin.

Edhe ngjyra e gjelbër dhe e verdhë shtojnë përgjumjen, ku në këto dhoma flihet afërsisht 8 orë.

Siç raporton Noa.al sugjerohet që të evitohet ngjyra violë në dhomat e gjumit, pasi në këto raste flihet më pak se 6 orë gjatë natës, ndërsa ngjyra të tilla si grija dhe e kafta në vishnje shtojnë ndjenjat e depresionit.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit