Transmetuar më 21-05-2013, 14:47

Syze të errëta dhe flokë të gjatë. Brad Pitt tashmë 49 vjeç nuk ka humbur aspak nga pamja e tij e hijshme, duke treguar një formë të mirë vizive në numrin e majit dhe qershorit të revistës “Esquire”.

Aktori tregon se nuk ka qenë asnjëherë kaq i lumtur dhe gjithçka falë familjes së tij. Kjo është intervista e parë e tij pas heqjes së gjokseve të partneres së tij Angelina Jolie, pas mundësive të saj të larta për tu prekur nga kanceri.

“Kam pak miq, një grusht miqsh të ngushtë dhe familjen time. Jeta ime nuk ka qenë kurrë kaq e lumtur sa tani. E ndjej shumë mungesën e fëmijëve të mi (gjashtë) kur nuk i kam pranë. Gjithnjë kam menduar se doja të krijoja një familje dhe e doja të madhe. Doja që të kishte rrëmujë. Ka gjithnjë zhurmë në shtëpinë tonë, dikush qesh, dikush grindet e dikush qan. E dua këtë situatë. E urrej momentin kur fëmijët nuk janë. Ndoshta mund të jetë bukur të qëndrosh në një dhomë hoteli për një ditë, por të nesërmen të mungon ajo jetë”, shprehet Brad citon Noa.al.

Ai shton se në të kaluarën e tij ka qenë një lloj vagabondi, i cili kishte shumë probleme për shkak të drogës. Pitt sqaron se ka pasur një zgjim të ri pak më shumë se një dekadë më parë, moment të cilin e cilëson si fillim të ri.a.y/noa.al

Zbulimi, Angelina Jolie me kancer, operon të dy gjinjtë (FOTO)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit