Transmetuar më 21-05-2013, 14:08

Tiranë, 21 maj 2013, NOA.al- Dy të rinj adoleshentë janë konfliktuar me njëri tjetrin duke bërë që njëri prej tyre të mbetet i plagosur.

Ngjarja e rëndë ta ndodhur te rruga e Barrikadave në kryeqytet, pranë ish-kinemasë “17 Nëntori”, ku dy adoleshentët janë konfliktuar me njëri tjetrin për një femër.

Në debat e sipër mes tyre, njëri nga të rinjtë ka goditur me kaçavidë 17 vjeçarin me iniciale D.D i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur dhe për të përcaktuar shkaqet e konfliktit.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit