Transmetuar më 21-05-2013, 13:00

Prishtinë, NOA.al –Vazhdon seanca për rastin “Kleçka” kundër Fatmir Limajt dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të UÇK-së. Sot pritet të dëshmojë një dëshmitar i prokurorisë i koduar me germën “M”.

Dy dëshmitarët, para tij ishin identifikuar dhe kishin dëshmuar në favor të Limajt. Pala mbrojtëse si edhe në deklaratat e tjera, thotë se nuk pret befasi prej dëshmitarit “M”, raporton korrespondentja e Noa.al.

“Edhe nga dëshmitari ‘M’ nuk do të kemi kurrfarë befasie. Po ashtu, shpresojmë që rigjykimi ndaj Fatmir Limajt të përfundojë shumë më shpejt sesa kemi planifikuar, meqenëse pala mbrojtëse ka hequr dorë nga dëgjimi i më shumë se 30 dëshmitarëve, duke kërkuar të dëgjohen vetëm tetë prej tyre. Deri më tani janë dëgjuar tre dëshmitarë”, tha avokati Tomë Gashi.

Ai shprehu optimizëm se deri në fund të muajit qershor do të përfundojë rigjykimi i Fatmir Limajt dhe i të gjithë të akuzuarave të tjerë në këtë proces gjyqësor.

Seanca po mbahet në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në sallën e improvizuar në “Kinemanë ABC1”, sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Kleçka”./t.k/o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit