Transmetuar më 21-05-2013, 12:10

Një tërmet me magnitudë 4,2 ballë "Richter" u regjistrua sot pranë brigjeve të ishullit grek, Kretës.

Tërmeti, sipas sizmografëve të Institutit Euromesdhetar (Emsc), u lokalizua në 79 kilometra në verilindje të qytetit Agios Nikolaos dhe rreth 45 kilometra në jugperëndim të ishullit Kasos, në Detin Egje dhe epiqendra e tij u regjistrua në dy kilometra thellësi.

Për momentin nuk ka sinjalizime për dëme apo humbje në jetë njerëzore.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit