



Ray Manzarek, arkitekti i grupit Doors është shuar në moshën 74 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Grupi ka njoftuar se, Manzarek kishte vdekur dje, në një klinikë në Rozenhajm të Gjermanisë, në praninë e pjesëtarëve të familjes së tij, nga kanceri i zorrëve.
Ray Manzarek dhe këngëtari Jim Morrison e formuan grupin Doors në vitin 1965, pas një takimi në Los Anxheles.
Grupi ishte ndër më të suksesshmit në atë kohë falë hit-eve si “The End”, “Break on Through to the Other Side” dhe “Hello I Love You”. Ata shitën më shumë se 100 milionë albume në mbarë botën dhe Manzarek u bë një nga tastieristët më të njohur të epokës së tij, teksa mjeshtëria e tij thurte këngë si “Riders on the Storm” dhe “Light my Fire”.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





