

Tiranë, NOA.al – Shqipëria është një shembull i shkëlqyer i tolerancës fetare, tha kryeministri Sali Berisha në Konferencën e nivelit të lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdikriminimin që zhvillohet sot në Tiranë.
“Çështjet e tolerancës dhe të diskrimimit janë shumë të rëndësishme dhe shumë dimensionale. Po të shikoni vendin tim është një shembull i shkëlqyer i tolerancës fetare. Toleranca fetare është një aset i madh, asnjëherë nuk ka qenë një problem. Por edhe dhuna në familje dhe dhuna ndaj gruas është një model i diskriminimit për të cilën duhen marrë masa” tha kryeministri.
Kryetari i radhës i këtij organizmi Yevhen Sulima, shprehu rëndësinë që ka arsimimi i shoqërisë, si formë e parandalimit të fenomeneve diskriminuese dhe intolerancës. Sulima tha se, OSBE ka miratuar një program arsimimi në fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit, ndaj është me shumë rëndësi që edhe Shqipëria të inkurajojë luftën kundër diskriminimit.
Edukimi i të rinjve, lufta kundër krimeve që kanë burim urrejtjen, diskriminimi gjinor, ksenofobia etj, u nënvizuan në këtë konferencë si sfidat e qeverive, organizmave dhe vet shoqërisë, në kuadri e të drejtave themelore të njeriut.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





