

Tiranë, 21 maj 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e martë, 21 maj 2013.
Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin, “Për kryeministrin, Naço: S’tërhiqem për Metën, Rama: E cakton Kushtetuta ”.
Tituj të tjerë janë; “Tri ligjet e BE,Berisha pranon kompromisin e Metës”.
“Bardhyl Londo: Si u sulmua Kadare në pleniumin e 1982,shkrimtarët që se donin”.
“Taksa e re e makinave,dyndje në sportele për pagesën”.
Gazeta “Mapo” ka si shkrim kryesor, “Meta lë të hapur debatin për kryeministrin, Rama: e vendos vota”.
Tituj të tjerë janë; “Londo: Kur Ramiz Alia kërcënonte Kadarenë për “Pallatin e ëndrrave”.
“Telefonata për armë në makinë, policia shoqëron vëllanë e Arben Frrokut.”
“SHBA, lotaria e vizave mund të mbyllet”.
“Visar Zhiti: Nuk jemi tërhequr për dhënien me qira të kalave”.
Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Pohimi për Angjelin: Përveç parave që i ka dhënë Ramës për ta vendosur në listë, nuk ka asgjë të përbashkët me gjirokastritet. Berisha: Pse e majta është gjeneruese krize. Kryeministri Berisha analizon gjendjen e të majtës në vend dhe Evropë, e konsideron shkatërruese dhe rrënuese. Pohimi: Është krijuar një vetëdije, reale se e majta është gjenerator krize ekonomike”.
Tituj të tjerë janë; “Rama: Rrogat janë dyfishuar, por jeta është shtrenjtuar”.
“Si përfitohet nga përgjysmimi i taksave, DPT rifreskon të dhënat”.
“Vendos Kongresi, mbyllet Lotaria Amerikane për “Green Card”.
“Hend: Të plotësohet KQZ, ikja e 3 anëtarëve, joprofesionale.”
“Meta kryeministër, hyn sherri në PS. Milo: Ide e rrezikshme”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “Muxhahedinët paralajmërimi iranian, ministritë ne kaos. Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare dhe ajo e Brendshme, i lënë përgjegjësinë njëra-tjetrës për reagimin zyrtar ndaj deklaratave të ardhura nga shteti islami”.
Tituj të tjerë janë; “Hervin Çuli: Çfarë thonë ngjyrat dhe daullet e PS”.
“Meta në Fier: Opozita e bashkuar merr 80 deputetë në zgjedhje”.
““Molla e sherrit”, kolltuku i Berishës”.
“Murinjo shkarkohet për herë të parë nga një klub”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Rama: Meta kryeministër? LSI entuziazëm elektoral”.
Tituj të tjerë janë; “Shefi i UNHCR në Tiranë:Kurse shqipeje për 210 muxhahedinët”.
“Nipi i Mark Kakariqit:Bashkiaku që shkatërroi ndasitë fetare në Shkodër”.
“Tryeza e Ndre Mjedës,sherr mes bashkisë dhe muzeut”
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





