Transmetuar më 21-05-2013, 08:17

Shtetet e Bashkuara thotë se e drejta për lirinë fetare globale u sfidua gjatë vitit të kaluar, me qeveritë që shpesh krijuan një "klimë intolerance" që çoi në urrejtje dhe dhunë.

Në një raport vjetor, Departamenti i Shtetit thotë se zyrtarëve qeveritarë në të gjithë botën shpesh u lejohet të veprojnë pa u ndëshkuar duke shkelur të drejtat fetare të bashkatdhetarëve të tyre. Në raport thuhet se shpesh është zbatimi i pabarabartë i ligjeve për lirinë fetare duke futur kufizimeve të reja, shkruan Zëri i Amerikës.

Në pjesën për Shqipërinë, prezantohen të dhënat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011-të, sipas së cilës popullsia përbëhet nga 2.8 milionë banorë. Aty thuhet gjithashtu se është e vështirë të vlerësohen përmasat e grupeve fetare sepse afro 20 për qind e të intervistuarve refuzuan t’i përgjigjeshin pyetjeve opsionale të regjistrimit mbi përkatësinë fetare.

"Një numër udhëheqësish fetarë sfiduan rezultatet e regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, duke pretenduar që zyrtarët e regjistrimit nuk kishin vizituar kurrë një numër të madh të besimtarëve të tyre. Për shembull, grupet e pakicës etnike greke nxitën anëtarët e tyre ta bojkotonin regjistrimin, çka ndikonte në matjen e pakicës etnike greke dhe të Kishës Ortodokse Greke”, vijon raporti.

DASH thotë se nuk ka pasur raportime për abuzime të lirisë së fesë. Ndërkohë problem shqetësues mbetet çështja e pronave të komuniteteve fetare. "Pas arritjes së marrëveshjeve dypalëshe në vitin 2008 midis qeverisë dhe komuniteteve myslimane, ortodokse dhe bektashiane, qeveria udhëzoi Agjencinë Shtetërore për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave që t’i jepte përparësi pronave të zotëruara nga grupet fetare. Megjithatë, sfidat administrative dhe ligjore të lidhura me pretendimet pronësore në përgjithësi e bënin kthimin e pronave të vështirë për individët dhe organizatat, përfshi grupet fetare dhe përparimi ishte i ngadaltë", thuhet në raport.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit