Transmetuar më 20-05-2013, 22:59

Panik pranë një shkolle në Garbatella, në Romë, Itali ku rreth orës 8 të paradites është gjetur e shtrirë përtokë një vajzë rreth 11 vjeç për shkak të një ataku kardiak. Menjëherë e mitura është dërguar në spital.

Një kalimtare ka parë vajzën të shtrirë përtokë me çantën e shkollës në krahë dhe ka thërritur menjëherë ndihmën e shpejtë. Vajza është në gjendje të rëndë.

Kalimtarja nuk i kishte dhënë dot ndihmën e parë duke i bërë masazh kardiak pasi kishte patur frikë. Mjekët thonë se nëse ajo do të kishte ndërhyrë, ndoshta gjendja e vajzës nuk do të kishte qenë kaq e rëndë.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit