Transmetuar më 20-05-2013, 22:07

Çfarë ndryshimi ka mes lëkurës së thatë dhe asaj të dehidratuar?

Ndryshimi ekziston dhe është shumë e thjeshtë për ta kuptuar. Lëkura e thatë është e tillë për shkaqe gjenetike: është delikate, e ndjeshme dhe irritohet shumë shpejt. Ndërsa lëkura e dehidratuar është e tillë vetëm në disa situata të caktuara.

Cilat janë situatat kur dehidratohet?

Lëkura dehidratohet nga larësit agresivë, i ftohti dhe i nxehti: të gjithë janë agjentë që favorizojnë dehidratimin dhe për pasojë plakjen e parakohshme të lëkurës.

Ç’duhet të bëjmë?

Nëse problemi është gjenetik, lëkura duhet ushqyer me krem hidratues dhe shërues për të shmangur skuqjen e lëkurës, irritimet duke e bërë lëkurën më të butë dhe të qetë.

Kundër dehidratimit?

Hapi i parë është të nisim të pijmë të paktën dy litra ujë në ditë, të jetë i pasur me minerale. Në mëngjes përdorni një specialitet antikosidantësh dhe në mbrëmje aplikoni një krem të freskët dhe të lehtë i cili të thithet kollaj nga lëkura.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit