


Të biesh në peshë, të mos akumulosh shumë yndyra dhe të qëndrosh i ri. A ka ndonjë dietë e cila arrin t’i sigurojë të gjitha këto përfitime për trupin tuaj? Sigurisht që jo. Por gjithsesi, mos u dekurajoni pasi ka edhe një lajm të mirë. Ai që përcakton se një lloj i balancuar dhe i duhur i të ushqyerit, i bazuar në ushqime të caktuara, mund të jetë vërtet i aftë për t’ju garantuar një fizik të fortë dhe njëkohësisht të ri. Me pak fjalë, “rinia e përjetshme”, siç na pëlqen ta quajmë, mbërrin vetëm nëse hamë disa ushqime të zgjedhura, të cilat i sigurojnë trupit tonë sasinë e duhur të antioksidantëve. Një gjë tjetër duhet të keni parasysh. Se vitamina të tilla si C dhe E, apo edhe bishtajoret, perimet dhe frutat në tërësi, ua mbajnë të ri, si trurin, ashtu edhe trupin tuaj. Porse nuk ka ndonjë antioksidant, i cili arrin që i vetëm të ofrojë mbrojtjen e duhur të tyre, prandaj, duhen kombinuar ushqimet e duhura, në mënyrë që të arrini formulën e saktë për “rininë e përjetshme” ….
Lista
1. Fasulet e thata
2. Fasulet e njoma (Bishtajat)
3. Karçofët
4. Bizelet
5. Boronicat
6. Kumbullat
7. Domatet
8. Manaferrat
9. Luleshtrydhet
10. Molla
11. Qershitë
12. Agrumet
13. Rrushi
14. Sallatat
e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





