

Praga, një qytet vërtet romantik, i cili inkurajon lidhjet mes të dashuruarve. Këtë herë, me një risi të shpikur enkas për një qëllim të tillë: Vagona trenash, vetëm për personat e vetmuar, ku mund të gjejnë shpirtin e tyre binjak.
Duke stimuluar në këtë mënyrë lindjen e romancave të dashurisë, njësoj si tek filmi i njohur “Romancë në trenin Orient-Ekspres”.
Në këtë mënyrë, burrat dhe gratë, qytetarë të Pragës, por edhe turistë, të cilët shpresojnë të gjejnë njeriun e zemrës së tyre, mjafton të hipin në vagonin e duhur të trenit që përshkon mes përmes metropolin çek, dhe aty, ku i dihet, dashuria mund të bëhet e pranishme.
Kujtojmë ndërkaq, se metroja e Pragës ka tre linja dhe çdo ditë, brenda saj, kalojnë rreth një milion e gjysmë pasagjerë.
“Në metro, njerëzit lexojnë, studiojnë. Pse të mos kenë mundësinë për të gjetur edhe një partner?", thotë Filip Drapal, nga kompania e transportit urban të Çekisë, lidhur me një nismë të tillë.
e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





