Transmetuar më 20-05-2013, 19:34

Këngëtari Ricky Martin ka shfrytëzuar në maksimum njërën nga ditët e tij të lira, për tu argëtuar me dy djemtë e tij binjakë në Sydney të Australisë, teksa argëtohej me ta në parkun e lojërave.

41 vjeçari nën shoqërinë e djemve të tij 4 vjeçar Matteo dhe Valentino, shijoi rrezet e diellit në Bronte Beach Park.

Ndërsa fëmijët rrëshqisnin dhe vraponin, ai nuk u ndahej në gjurmë, ku herë trokiste duart me ta e herë të tjera i shtynte në lisharëse.

Që të dy vogëlushët me modelin e flokëve thuajse njëlloj si të të atit, ishin veshur në mënyrë sportive, nga ku lodronin hareshëm.

Së fundmi Ricky është anëtar jurie në versionin australian të “The Voice”, por pavarësisht lëvizjeve të tij nga njëri shtet në tjetrin, fëmijët nuk i ka ndarë nga vetja për asnjë moment.a.y/noa.al

Ricky Martin: Duhet të thoja më parë se jam gay

Ricky Martin: Jam dhe nënë dhe baba

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit