

Fier, 20 maj 2013, NOA.al- Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kreu i saj Ilir Meta, u ndalën në qytetin e Fierit për të çelur fushatën elektorale nga ku prezantuan kandidatët për deputetë në këtë qark, të udhëhequr nga Petrit Vasili.
Duke vlerësuar kandidaturën e Vasilit dhe kandidatëve të tjerë, kreu i LSI u shpreh entuziastë për rezultatin e pritshëm nga zgjedhjet e 23 qershorit.
“Fierakët dhe myzeqarët janë të lodhur nga qeverisja e deritanishme, të lodhur nga papunësia, e mungesa e mirëqenies, ndaj janë këtu bashkë për një të nesërme më të mirë. Prandaj më 23 qershor, Fieri, Lushnja, Mallakastra dhe të gjithë shqiptarët do ti japin fund përrallave të doktorit në botën e çudirave. Sepse shqiptarët nuk duan një Kryeministër që tregon përralla, por duan një lidership që ti shikojë në sy për të ecur përpara dhe jo një lidership që kërkon ti shmanget krizave ekonomike. Duan një lidership që nuk i merr me lista në mitingje, pro duan një lidership që të zhdukë listat e ushqimeve në dyqane. Duan një lidership që ti udhëheq drejt integrimit dhe jo drejt izolimit. Nuk duan një lidership për të grabitur votat, por duan një lidership që të ndryshojë faqen e historisë së vendit”, deklaroi Meta raporton Noa.al.
Kreu i LSI theksoi se forca politike që ai drejton është forca që do të mundësojë rrotacionin në 23 qershor, duke theksuar se LSI ndërton ura bashkëpunimi dhe jo ura ndarëse, ndërsa theksoi se forca politike që ai drejton ka plan të qartë për punësimin.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





