Transmetuar më 20-05-2013, 17:57

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

 E Martë, 21 Maj 2013

Kundërvëniet planetare gjatë ditës së sotme, parashikojnë mbërritjen e tensioneve emocionale në një nivel të lartë. Prandaj, ju nevojitet qetësi dhe diplomaci në trajtimin e çështjeve me partnerët emocionalë dhe ata të biznesit. Luftojini të gjitha format e autoritarizmit. Mos e teproni me atë, nëse ju nuk dëshironi që të përballeni me probleme të ndryshme. Vështirësitë relacionale, tashmë janë kapërcyer prej jush duke apeluar për dialog, e cila është pika juaj e fortë. Mërkuri në marrëveshje të mirë me Uranin në shenjën tuaj, ju japin një intuitë të mirë.

Hëna në shtëpinë e shëndetit gjatë ditës së sotme, do t’ju sugjerojë që të përqendroheni në mbajtjen gjallë të metabolizmit tuaj. Por në të njëjtën kohë, edhe të trurit. Ju nuk mund të ndjeheni mirë në lidhje me gjendjen e tyre sot, madje edhe sikur të jeni shumë i ri në moshë. Sinjalet që ju dërgon trupi juaj nuk janë në të vërtetë një humbje kohe, por një akt i dashurisë ndaj jush. Energjitë pozitive do t’ju shoqërojnë edhe për disa ditë të tjera.

Hyrja e Diellit në shenjën tuaj, hap sezonin e dëshirave tuaja, tani që keni edhe ditëlindjen të dashur Binjakë. Këtë vit ju nuk keni asgjë për t’u ankuar, yjet ju duan dhe do të jeni ndër shenjat e preferuara të tyre. Jeni të vetmuar? Dita e sotme është e përkryer për të takuar personin e duhur. Nëse jeni çift, prisni momentet e pasionit të madh. Në fushën praktike, një dozë e lartë e shprehjes së kreativitetit tuaj, ju lejon për të kryer detyrimet e punës në një nivel të caktuar.

Kujdes sot, pasi xhelozitë e vogla dhe zilitë, do të lindin si rezultat i suksesit tuaj. Kushtojini një vëmendje të konsiderueshme marrëdhënieve të mira me gratë që punojnë së bashku me ju. Një situatë e papritur dhe e papërgatitur, e cila do t’ju detyrojë dhe për ta zgjidhur atë. Vendosni të jepni kuotën e duhur ndaj një shpenzimi më të madh të energjisë dhe kohës suaj, sepse konkurrenca është e fortë në mes të kolegëve. Ndjenja të çuditshme shfaqen në sferën tuaj sentimentale, sidomos nëse e festoni ditëlindjen tuaj në fund të qershorit.

Java nis sipas parashikimet të mira në fushën praktike, atë studimore dhe të biznesit. Perspektiva më shumë se interesante për të lehtësuar zhvillimin e projekteve të pazakonta. Kërkoni të zhvilloni mundësitë që ju lejojnë për të shprehur potencialin tuaj të plotë. Në disa raste, do t’ju duhet që të luftoni më pak për të marrë një vendim të cilin ju e dëshironi. Do të keni një sukses të shkëlqyeshëm dhe përpara afatit. Mos harroni se Jupiteri, shfaqet si një mik ndaj jush.

Stina e verës paraqitet në fillesat e lavdisë së saj të plotë dhe ju duhet që të përfitojnë nga dhuratat e shumta të saj. Do të ndjeheni më të lehtë, teksa do të filloni ta lironi veten nga gjëra të panevojshme: njerëz, objekte, situata dhe marrëdhënie. Vrapimet në orët e hershme të mëngjesit dhe atletika, paraqiten të mira jo vetëm trupin, por promovojnë në të njëjtën kohë, forcim dhe qëndrueshmëri. Ditë pas dite, ju mund ta mbroni veten tuaj nga ndjesitë e ndryshme negative. Për sot dhe nesër, perspektivat e mira janë në fushën e karrierës dhe financat.

Lëreni veten tuaj të jetë larg nga entuziazmi pa kufij dhe largojini ato gjëra apo elementë të cilët pengojnë rrugën e rritjes tuaj së brendshme. Njerëzit që punojnë krah jush, paraqiten të lumtur që punojnë me ju. Gjithsesi, ju duhet të ushtroni më shumë vëmendje dhe të jeni vigjilentë në çdo drejtim, duke shfaqur edhe zellshmërinë tuaj pjellore. Dy elemente të dobishëm këta për të përmbushur detyrat tuaja.

Të shpejtë, ju sot do të arrini të zbuloni brenda jush një nivel të tillë energjie, e cila ka për t’ju bërë mirë dhe e cila do të jetë në dispozicion për të përfunduar aktivitetet normale profesionale me qetësi dhe besim të madh në aftësinë tuaj. Ju e dini sesi t’i bindni njerëzit të cilët jetojnë pranë me ju, për t’ju ndjekur juve në biznesin tuaj, duke krijuar një mbushje të brendshme me gëzim.

Sot dhe nesër, miqësitë kanë për të zënë një vend nderi në jetën tuaj. Shigjetari në fakt, di se si të jetë një mik i mirë. Por duhet të dijë se miqësi gjithashtu do të thotë takime, jetë sociale dhe shkëmbime. Në këtë javë të fundit të muajit maj, juve mund t’ju kërkohet për të provuar thellësinë e dashurisë suaj drejt një miku, teksa ai gjendet në një situatë të vështirë.

Hëna, Urani dhe Plutoni janë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin sot. Nuk është se keni shumë për të bërë, mjafton që të qëndroni me këmbë në tokë në realitet. Përdorni diplomacinë dhe besnikërinë, për të siguruar rrugën e duhur që ju duhet për të kapërcyer pengesat. Një buzëqeshje dhe një hapje e mirë ndaj të tjerëve, janë përgjigja më e mirë ndaj çdo provokimi. Mos mbani mëri me një koleg, faji i të cilit është vetëm se u gjend në kohën e gabuar diku.

Fat dhe qartësi mendore, optimizëm dhe ndjeshmëri. Janë këto argumentet që do të shoqërojnë secilin sektor gjatë ditës së sotme. Nëse ju jeni duke luftuar me një provë studimore ose një intervistë pune, duhet ta vini në sfond tërë artin tuaj të oratorisë, duke qenë në gjendje që të kënaqni edhe më skeptikun ndër bashkëbiseduesit. Fusha  sentimentale lehtësohet. Ju duhet vetëm një vështrim për të lexuar mendimet e personit tuaj të dashur. Ngjarje më shumë se interesante.

Ndikimet e mira astrale, të shfaqura në shtëpinë tuaj të tetë gjatë ditës së sotme, duken të gatshëm për t’ju dhënë një mësim të jetës që zor se Peshqit dëshirojnë ta ndjekin apo vënë në zbatim. Dilni kundër përtacisë, dobësisë, veseve dhe mungesës së sinqeritetit. Duhet të mbështeteni në zërin tuaj të brendshëm, bujarinë që keni, për të krijuar kështu harmoninë që ju duhet për të jetuar më mirë. Duke praktikuar këto mësime, do të jeni në gjendje për të arritur atë që e keni ëndërruar për një kohë të gjatë.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology

HOROSKOPI 2013

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit