Transmetuar më 20-05-2013, 17:21

Një turist britanik gjeti vdekjen ndërsa 24 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë, si rrjedhojë e përplasjes së dy balonave, njëra në ngritje dhe tjetra në kthim, në Goreme të Truqisë, zonë ku balonat përdoren gjerësisht nga turistët.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se balona që po ngrihej u përplas me atë që po ulej, duke bërë që të goditen të dyja në ajër.

Si rrjedhojë e kësaj ngjarje aksidentale shumica e personave pësuan fraktura të shumta, por fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë..

Vetëm dy muaj më parë në Luxor, të Egjiptit një incident i ngjashëm u kushtoi jetën 19 personave.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit