Transmetuar më 20-05-2013, 16:45

Në kopsht ndodhet Elona, Rikja, Eldora, Shpendi dhe Iliri, të cilët janë duke diskutuar për marrëdhënien midis Rikes dhe Ilirit, duke përballur situata të ndryshme, nisur nga nominimi i Ilirit për Riken. Iliri mendon se tashmë ka ardhur koha që të gjithë të nominojnë njëri-tjetrin, pa krijuar qejfmbetje. Ndërsa Elona dhe Rikja nënqeshin teksa e dëgjojnë. Ai thotë se zgjodhi Eldorën për të mos e nominuar para Rikes sepse tek ajo ka krijuar më tepër besim. Ndërsa më vonë e përball Riken me Shpendin, duke i kërkuar asaj një arsye se përse e ka nominuar Shpendin. “E kam nonimuar Shpendin dhe Eldorën për të vetmen arsye sepse nuk nominoja dot Elonën dhe Ilirin”, shprehet Rikja dhe i shpjegon se vërtet nuk ka dhënë një arsye tjetër. Ndërsa Iliri qesh me ironi dhe shprehet duke thënë se Rikja e ka nominuar për shkak të marrëdhënies që kishin të dy.

Shpendi i thotë se nuk mund të krijojë aspak qejfmbetje ndaj saj për këtë gjë dhe i shpjegon se ai e ka nominuar Riken sepse nuk ka qenë e qëndrueshme në raport me Ilirin, dhe sepse nuk mbante qëndrim pas zënkave me të. “Nuk i konsideroja serioze për të mbajtur qëndrim”, shprehet Rikja.”E di se si është kjo punë: Ti ke dy lopë dhe thua, do që të të jap një lopë ty apo t’i ngordh lopën Ilirit? Rikja zgjedh t’i ngordhë lopën Ilirit”, shprehet Iliri. Kjo gjë sjell reagimin e Rikes, e cila i thotë se ai kërkon që ta nxjerrë keq atë përballë publikut, ndërsa Elona i bën të qartë se ky është një shembull që Ilirin e bën të dalë keq. “Fytyrën e vërtetë e tregove mbrëmë”, i thotë Rikja.

Më vonë flasin për vendimin e Vëllait të Madh pas zarfit të zi, ku Shpendi ka menduar se me vendimin e tij, të gjithë do të ishin në nominim, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Ndërsa Rikja i tregon Shpendit se vetëm ajo dhe Eldora mundën ta lexonin atë që shkruhej vërtet në zarfin e zi. Rikja mendon se fjala “unanimisht” për votimin që do të bënin atij pas vendimit në zarfin zi, nuk ishte fjala e duhur, pasi ata nuk ishin në unanimitet. Kështu, të gjithë banorët diskutojnë rreth kësaj, ndërsa më vonë aty shkon Anaidi dhe banorët fillojnë të bëjnë shaka e të tregojnë disa histori me njëri-tjetrin.

Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6 Big Brother 6 është një prodhim i Digitalb dhe Top Channel

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit