Transmetuar më 20-05-2013, 15:06

Tiranë, 20 maj 2013, NOA.al- Gjatë kohës që Kryeministri Sali Berisha bashkëbisedonte me gazetarët në qytetin e Gjirokastrës, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e tij.

“S’di të fitoje pa vjedhur, s’di të qeverise pa vjedhur, s’di të ikë ndryshe veçse duke iu përvjedhur të vërtetave të hidhura të keqqeverisjes! Bredh nëpër Shqipëri e gënjen gjithë ditën! Ndalet në Berat, gënjen. Ikën në Vlorë, gënjen. Zbret në Gjirokastër, gënjen. Dhe rrudhet përditë”, shkruan Rama në Twitter.

Në vijim shton se Kryeministri do gënjejë edhe një muaj dhe do ikë si gënjeshtari më i madh që shqiptarët patën ndonjëherë mbi krye.

Sipas tij 23 qershori është vota e ndëshkimit të Rilindjes.a.y/noa.al

Berisha: Listat pazar i hapur nga Dulja, deri te armiku i PS, Vangjel Tavo

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit