Transmetuar më 20-05-2013, 14:58

Klinë, 20 maj 2013, NOA.al- Një person i plagosur me armë zjarri është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, por pavarësisht ndihmës së dhënë i dëmtuari ka ndërruar jetë.

Nga hetimet e policisë dhe provave të mbledhura ka rezultuar se viktima i identifikuar si Imer G. 49 vjeç, nga fshati Çupevë e Ulët komuna Klinë, kishte marrë armën dhe ishte larguar në një distancë prej 150 metra para shtëpisë nga ku ka kryer vetëvrasje.

Trupi i pajetë u dërgua për autopsi, ndërsa nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbuluar mbi shkaqet që e kanë çuar të kryejë aktin e rëndë.

Paraprakisht nga ana e të afërmve thuhet se 49 vjeçari kishte shfaqur shenja mërzie dhe depresioni, çka mund ta ketë detyruar ti japë fund jetës.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit