Transmetuar më 20-05-2013, 14:14

Tintswalo Ngobene dhe Mbreti

Një vajzë 22 vjeçare është në arrati prej sovranit të Swaziland, një mbretëri e vogël në jug të Afrikës.

Mbreti Mswati III e donte si gruan e tij të 13-të në harem, por Tintswalo Ngobene nuk do të martohet me të dhe për këtë arsye ka kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, ku dhe u strehua pasi u arratis nga vendi i saj.

Sipas traditës siç raporton Noa.al, mbreti Mswati mund të zgjedhë një grua të re çdo vit.

Kur ishte vetëm 15 vjeç, vajza mësoi synimet e monarkut afrikan, i cili e donte si grua.

“Nuk kisha zgjedhje, askush nuk e ka refuzuar sovranin, kështu u zhduka”, shprehet Ngobene, e cila u transferua në Birmingham ku jeton larg familjes së saj.

Vajza e cila prej vitesh i kundërvihet kësaj martese dhe regjimit në vendin e saj, u arrestua muajin e kaluar dhe u dërgua në një qendër për emigrantët, por u lirua pak kohë më vonë falë ndërhyrjes së një deputeti laburist.

Tashmë Tintswalo po lufton për të marrë azil në Mbretërinë e Bashkuar për herë të dytë, pasi u refuzua kërkesa e saj e parë në vitin 2011.

Ajo shton se nëse kthehet në vendin e saj do të arrestohet dhe torturohet, ose më keq akoma do të vritet.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit