

Gjirokastër, 20 maj 2013, NOA.al- Kryeministri Sali Berisha i ndalur në qytetin e Gjirokastrës në bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se në këtë qark janë bërë investime madhore.
Ai u ndal në investimet e bëra në infrastrukturën rrugore, ndërsa nënvizoi se do financohen dhe subvencionohen fermerët për prodhimet e tyre bujqësore.
Lidhur me minoritetet në vendin tonë, ai tha se kjo pjesë e shoqërisë ka shans me ministrin Spiro Ksera, duke e cilësuar si përfaqësues të shkëlqyer të këtij komunitetit.
Referuar PBDNJ së Vangjel Dules, ai tha se kjo parti hyri në politikën e pazareve, duke u ndalur në anëtarin e kësaj force politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku tha se Jani Jani ishte viktimë e pazareve për të marrë një vend në listë, i cili u sakrifikua.
Sipas tij Vangjel Dule paraqitet në elektorat, jo si përfaqësues i minoriteteve, por si përfaqësues i pazareve.
“Këtu vjen Caci i famshëm, se çfarë lukuni është ai në rrafshin e biznesit atë e di mirë. Një mik i imi Teodoros Pangalos më tha se grek nuk është, pse erdhi këtu? Erdhi për të falimentuar komunitetin. Zoti Vangjel Tavo, ai ishte armiku i Partisë Socialiste dhe në istën e zezë nuk mund të ishte pjesë e kandidatëve, por ishte pjesë e pazareve. Për herë të parë në 20 vjet kandidaturat e minoritetit në qarkun e Gjirokastrës janë që të gjitha produkt pazaresh, përveç Spiro Kserës. Ftoj komunitetin të mbaj shënim, sepse nuk mund ti tregtojnë interesat e këtij komuniteti, për interesa partiake të liderëve të partive të quajtura partiake”, deklaroi Berisha citon Noa.al.
Sakaq ai theksoi se kandidatët nuk mund të jenë pjesë pazaresh, por duhet të përfaqësojnë interesat e qytetarëve.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





