

Së paku një person u bë viktimë e një tornadoje që goditi shtetin e Oklahoma-s në jug të Shteteve të Bashkuara. Fatkeqësia natyrore shkatërroi mbi 100 shtëpi dhe shkaktoi shumë aksidente automobilistike.
Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Kombëtar të SHBA-së, mbi shtetet e Kansas, Oklahoma dhe Iowa vërshuan gjithsej 20 tornado. Më shumë u dëmtua qyteti i Shawnee në qendër të Oklahoma-s.
Erërat e fuqishme këputën telat e shtyllave të tensionit të lartë, çka bëri që rreth 10.000 banorë të mbeten pa energji elektrike.
Në aeroportin e qytetit të Wichita në shtetin e Kansas u anuluan dy fluturime, ndërsa banorëve lokalë u është këshilluar të mos dalin jashtë shtëpive.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





