Transmetuar më 20-05-2013, 12:54

Tiranë, NOA.al -Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë se "misioni i shkollës së magjistraturës është trajnimi profesional i gjyqtareve dhe jo prodhimi në mënyrë të herëpashershme i tyre", citon Noa.al.

Sipas Halimit "këtë vit dhe vitin e ardhshëm numri i studentëve të kësaj shkolle do të jetë 8 deri 10 studentë". Ai theksoi se, ky është një numër racional e logjik që bazohet edhe në studimet që janë bërë për numrin e gjyqtarëve deri në 2020, prandaj edhe unë e gjej të pranueshëm këtë numër.

"Këshilli i Lartë i Drejtësisë, misioni Euralius, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Evropës, kanë miratuar një studim lidhur me numrin e gjyqtarëve nga viti 2012-2020", tha ministri Halimi në mbledhjen e KLD-së.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit