Transmetuar më 20-05-2013, 12:38

Fier, NOA.al- Një sasi e madhe lënde narkotike e llojit Canabis Sativa u bllokua sot në mëngjes nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Fier, në afërsi të varrezave të fshatit Rreth Libofshe komuna Libofshë Fier.

Burime të policisë i thanë Noa.al, se lënda narkotike u zbulua midis disa shkurreve me gjineshtra, në një gropë u gjendën katër çanta, ngjyrë jeshile, të mbuluara me bar, të mbushura me pako në formë cilindrike të mbështjella me natriban, ku kishte 135 pako, me një peshë prej 119 kg, me një sasi materiali bimor të dyshuar si lëndë narkotike  e llojit Canabis sativa.

Policia thotë se i ka identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e autorëve.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit