

Tiranë, NOA.al – (update) Gjykata e Krimeve të Rënda nuk pranoi sot kushtet e vendosura nga avokati Ndue Pjetra për të marrë përsipër mbrojtjen e të akuzuarit Dritan Dajti.
Ndërkohë Dritan Dajti nuk pranoi që gjyqi të vazhdonte pa avokat dhe u largua sërish nga salla e gjyqit.
10:09 Një avokat për t’i dalë në mbrojtje Dritan Dajtit u paraqit sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Avokati Ndue Pjetra tha se, merrte përsipër të bënte mbrojtjen e të pandehurit Dajti, nëse i plotësoheshin 2 kushte. Ai kërkoi 200 mijë euro për të bërë mbrojtjen, ndërsa tha se i duhen 30 ditë kohë për të studiuar dosjen e Dajtit, raporton Noa.al.
“Oferta që ka bërë Pjetra për të bërë mbrojtjen është më e ulëta”, tha sot në Gjykatë vetë i akuzuari Dritan Dajti, ndërsa i kërkoi trupit gjykues t’ia plotësojë kërkesat pasi “i pëlqente performanca e avokatit Pjetra”.
Për prokurorin e çështjes Adrian Nezha, avokati Ndue Pjetra po zvarrit procesin gjyqësor dhe po bëhet palë me Dritan Dajtin.
Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin.
Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër policëve, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari dhe Altin Dizdari, gjatë një operacioni për arrestimin e tij më 7 gusht 2009, në qytetin e Durrësit. Dajti akuzohet se vrau edhe shokun e tij, Ledjon Mara, si dhe plagosi një kalimtar me inicialet F.SH. o.k/noa.al
Dritan Dajti kërkon avokat, dështon një tjetër seancë gjyqësore
Dritan Dajti largohet nga salla: Gjyqi ndaj meje, i njëanshëm
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





