Transmetuar më 20-05-2013, 08:56

Tiranë, 20 Maj 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e hënë, 20 maj 2013.

Gazeta "Panorama" ka këto tituj kryesorë; “E majta në Konventë. Rivalitet flamujsh PS-LSI. Naço: Meta kryeministër.”

Tituj të tjerë të gazetës: “Islami: Arsyet pse Rama e Meta po bëjnë fushatë me dy koka.”

“Katër emigrantë shqiptarë, 24 orë peng në Greqi.”

“Eni Cobani: E vërteta e aktorëve të “Shihemi në gjyq”, ka denoncime edhe për politikanë.”

Gazeta “Shqip” ka këto tituj kryesorë; “Bode “gjen” 900 mijë dollarë për zyrat, buxheti i shtetit mund të jetë në vështirësi, por jo për një tender tjertër.”

Tituj të tjerë të gazetës: “SIDA, tashmë jo më vetëm nga importi, shënohen infektime brenda vendit.”

“Biba dhe Shtylla pro kthimit nëse rifotmatohet KQZ”

“PS, spektakël shumëngjyrësh në Konventë.”

“Motra e viktimës, dënim maksimal nipit.”

Gazeta “Koha Jonë” ka në faqen e saj të parë këto tituj; “LSI shpërfill kreun socialist Rama, shpall Metën si kandidat për kryeministër nëse fiton koalicioni i majtë ku gjendet bashkë me PS. LSI sfidon Ramën: Nëse fiton e majta, kryeministër do jetë Meta.”

Tituj të tjerë janë: “Rama: Më 23 qershor kthejmë shumicën në pushtet.”

“Meidani: Udhëtimi i koalicionit të majtë s’do jetë i lehtë.”

“"Telegraph": Këshillat e Toni Bler për Ramën, PS miliona paund.”

“Krimi i Nazimes,"E Diela Shqiptare”  pajton familjet Visha-Muça.”

Gazeta “Mapo” ka në faqen e saj të parë këto tituj: “Rivalitet PS-LSI për Kryeministrin. Naço: Të votojmë për Metën”

Tituj të tjerë të gazetës janë; “Bardhyl Londo: Koha kur kafeneja e lidhjes u mbush me “Çimka”.

“Berisha në Vlorë: Alternativa e Ramës është "Kokëdhima ".

“Flamuj me drapër e çekanë dhe garë ngjyrash në Konventën e PS.”

“Zbardhen përgjimet, si u dekonspirua operacioni në Berat.”

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit