Transmetuar më 19-05-2013, 23:56

Fytyra e tendosur dhe thuajse e papërqendruar e Ryan Christopher Fogle, amerikanit të arrestuar në Moskë dhe i akuzuar se është një agjent e CIA-s, është vetëm imazhi më i ri i një seri operacionesh të dështuara nga ana e Agjencisë së Inteligjencës Amerikane.

Gjatë viteve, agjencia nuk ka qenë edhe kaq e jashtëzakonshme sa imazhi që shitet nëpër media. Ja ku ju sjellim një klasifikim me vetëm dhjetë prej operacioneve të dështuara të CIA-S.

1956 – Gjithçka e qetë në Frontin Lindor

Jemi në mes të Luftës së Ftohtë dhe analistët amerikanë mundohen të deshifrojnë çfarë ndodh. Në janar të këtij viti një raport i CIA-s konfirmon se Bashkimi Sovjetik, kontrollon pa asnjë problem perandorinë e vet në Europën Lindore dhe se kjo situatë do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Pesë muaj më vonë shpërthen revolucioni në Poloni, i ndjekur edhe nga revolucioni hungarez në muajin tetor, dhe në nëntor vihet poshtë nga sovjetikët. Washingtoni ishte i papërgatitur.

1961 – Shëtitja kubane

CIA e di shumë mirë se pushtimi i Kubës nga ana e 1.500 të mërguarit për të larguar Fidel Kastron, ka shumë pak mundësi për t’ia dalë mbanë, për të mos thënë asnjë. Është e ndërgjegjshme se e vetmja mënyrë për të arritur suksesin është të bashkohen me ta edhe trupat amerikane. Por duke parë klimën politike, CIA vendos të mos e lajmërojë presidentin Kennedy.

1961 – Cigarja e Fidel Castros

Si të eleminohet marksisti revolucionar që pushtoi Havanën? CIA  studion plane dhe metoda. Disa shumë klasike për botën e spinazhit. Sipas Jorge Dominguez, historian në Harvard, nisi operacioni “Mangusta”. Përfshihen në këtë operacion: cigare shpërthyese ose të helmuara, duke qenë se lideri kubanez ka një pasion për duhanin; granata shpërthyese si dhe një tentativë për ta infektuar me baktere ose agjentë kimikë vdekjeprurës. Në fund, sipas Fabian Esclante, një ish truprojë i Castros, tentativat e dështuara për të eleminuar Fidelin përgjatë viteve ishin plot 638. Një numër i pabesueshëm apo jo?

1962 – Don’t worry. Asnjë raketë në Kubë

Vendosja e raketave në Kubë është e papërputhshme me politikën aktuale të Bashkimit Sovjetik. Duket e pabesueshme por CIA nuk kishte kuptuar asgjë. Në një raport të 19 shtatorit, siguronte presidentin Kennedy për lëvizjet e Moskës. Një muaj më pas, pikërisht një avion i Central Intelligence Agency do të fotografojë bateritë e raketave sovjetike në një territor kuban. Ishte fillimi i një krize që gati sa nuk çoi SHBA-të dhe Bashkimin Sovjetik një hap nga lufta nukleare.

1960 – Stërvitja e maceve spiune

U quajt “Operacioni i maceve akustike”. Ideja ishte e thjeshtë: Kë mund të afronte një funksionar i lartë sovjetik, ta mbante pranë, dhe ti fliste gjithçka ndodhte që më pas të dëgjohej nga CIA? Është shumë e qartë: një mace. Teknikët e agjencisë morën një mace, i vendosën mikroçipe nën lëkurë dhe e lidhën me një lloj antene të vendosur në bishtin e saj. Më pas stërvitën kafshëzën të qëndronte në disa pozicione që të mund të kapnin valët. Sipas disa burimeve CIA e braktisi misionin kur macja e parë spiune u shtyp nga një makinë. Lamtumirë pra 15 miliona dollarë si dhe lamtumirë mace akustike.

1973 – Tensionet Arabe – Sovjetike, shpërthen lufta në Izarel

Në vitin 1967 analistët e CIA-s parashikuan luftën mes Izraelit dhe shteteve arabe në kufi me të. Por pesë vjet më vonë ishin të papërgatitur për sulmin e arabëve ndaj izraelitëve në konfliktin e Yom Kippur. Ata i besuan raporteve të vetë inteligjencës së  Tel Avivit sipas të cilëve aparati ushtarak hebraik është kaq i fortë sa asnjë shtet pranë tyre nuk do të guxojë t’i sulmojë. Por ja që i sulmuan. CIA nuk kupton sinjalet. Kur delegatët sovjetikë u larguan nga Kajro para fillimit të sulmit, funksionarët e agjencisë thanë se ishte shenja e tensioneve mes arabëve dhe Moskës.

1978 – Në Teheran nuk do të ketë ndryshime

CIA e njihte shumë mirë Iranin. Është provuar nga ana historike roli i saj gjatë regjimit të Shahut. E megjithatë CIA nuk arrin të parashikojë rënien e regjimit. Në gushtin e 1978-ës një raport i agjencisë thotë se Teherani nuk është në situatë rivolucionare apo para revolucionare. Gjashtë muaj më pas Reza Pahlevi detyrohet të lëri vendin. Regjimi i tij bie.

1990 – Saddam Hussein nuk do ta bëjë kurrë atë hap

Diktatori iraken kishte vendosur divizione dhe mjete në kufi me Kuvajtin. Por dy ditë para sulmit, CIA thoshte se nuk do ta kishin kaluar kurrë kufirin. Dy ditë më pas tanket e Saddam Hussein pushtonin Kuvajtin, duke arritur deri në kufijtë e Arabisë Saudite. Ai pushtim çoi në Luftën e Parë të Gjirit.

1998 – Po India e ka bombë atomike?

Richard Shelby, kreu i komisionit mbi Shërbimet Sekrete në Senatin amerikan e cilësoi si një prej dështimeve më të mëdha të inteligjenvës amerikane. Në muajin maj, India kreu testin e parë atomik në histori. CIA nuk dinte asgjë. Nuk kishte asnjë dijeni për arritjet ushtarake në New Delhi.

2001 – Al Qaeda? NË SHBA? Vërtetë…?

Një prej dështimeve më të mëdha të CIA-s i takon 11 shtatorit. Në të vërtetë i gjithë aparati i inteligjencës është akuzuar për këtë. Në verën e vitit 2001, agjencia kishte dijeni për faktin që dy antarë të komandës së Al Qaedas që sulmuan më pas Kullat Binjake, gjendeshin prej muajsh në Shtetet e Bashkuara, por nuk ia tha FBI-së e cila do të kishte ndërhyrë për t’i kërkuar. Raporti i 2007-ës që konfirmon këtë rrethanë e drejton gishtin tek numri një i asaj kohe për agjencinë, George Tenet.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit