

Falë përbërjes së lartë të fibrave dhe kaliumit, kungulleshka pastron gjakun, veshkat si dhe organizmi çlirohet nga toksinat irrituese.
Origjina e kungullit të vogël është nga Amerika Qendrore. Ajo është importuar dhe kultivuar në Europë dhe në të gjitha vendet me klimë të ngrohtë. Edhe pse e gjejmë tashmë në çdo periudhë të vitit, duhet thënë se kungulleshka pranverore është me e pasur me substancat kuruese.
Lufton kapsllëkun dhe inflamacionet
Kunulli i vogël, përmban kalçium, hekur, fosfor, vitaminën C dhe E, fibra, dhe një përqindje të lartë uji (90%), dhe shumë kalium. Duhet të dini që ai është një pastrues shumë i mirë, pra është ideal për pastrimin pranveror të organizmit.
Këshilla para se t’i blini
Duhet të dini që kungulleshkat duhet të jenë të forta në prekje, lëkura duhet të jetë me shumë shkëlqim si dhe duhet të ketë një push të lehtë mbi të. Preferohen nëse janë shumë të vogla, që nuk përmbajnë fara. Më mirë t’i zgjidhni me ngjyrë të errët, si dhe të kenë ende lulen të ngjitur, kështu kuptojnë se janë shumë të freskëta.
Edhe lulet e kungulleshkës hahen
Lulet e kungullit janë një minierë me hormone vegjetale. Ato përmbajnë vitaminën A dhe C, janë tonifikuese dhe rigjeneruese.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





