

Si çdo vit, me ardhjen e verës, vijnë edhe helmimet e ushqimeve, të cilat lidhen me shtimin e teperaturave, por edhe me ruajtjen jo të mirë të tyre, çka më shumë prek fëmijët.
Sëmundjet që vijnë prej ushqimeve janë të shumta, por për fat, në më të shumtën e rasteve zgjidhen pa komplikime të mëdha. Pas një dhimbje barku, diarresë e në disa raste edhe të vjellave, gjithçka zgjidhet mirë.
Shpesh prania e mikroorganizmave të rrezikshëm nuk është e dukshme thonë mjekët. Ushqimet e helmuara mund të ruajnë karakteristikat e tyre si në ngjyrë, aromë ashtu edhe në shije.
Arma që vërtetë është efikase është ndjekja e disa sugjerimeve dhe rregullave për higjenën e ushqimeve:
– Kujdesuni në mënyrë të veçantë për higjenën e duarve kur e dini që do të prekni ushqimin.
– Piqini mirë ushqimet, edhe pjesët e brendshme të tyre.
– Konsumoni ushqimet menjëherë pas pjekjes apo gatimit.
– Ruani në frigorifer ushqimet e pjekura në shtëpi, nëse nuk keni ndërmend t’i konsumoni menjëherë. Nëse ushqimi duhet të ruhet për një periudhë të gjatë në frigorifer atëherë vendoseni në ngrirje.
– Ushqimet që i keni ruajtur në frigorifer pas gatimit, para se t’i hani, i ngrohni shpejt dhe me temperaturë të lartë.
– Preferoni produktet që kanë kaluar trajtimet e duhura për prodhimin e tyre, si kosi dhe qumështi.
– Përdorni vetëm ujin e blerë në market, sidomos kur jeni në udhëtim.
– Kontrolloni gjithmonë datën e skadencës në ushqimet e mbyllura, me t’i hapur i ruani në frogorifer dhe konsumojini shpejt.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





