

Prindërit që pushimet i bëjnë me fëmijët e tyre, e kanë të vështirë ndonjëherë të gjejnë vendin apo argëtimin e duhur për të kaluar pushimet me familjen.
Por idetë nuk mungojnë asnjëherë, mjaft që fëmijët të jenë në aktivitet dhe të kenë mundësi të jenë krijues edhe kur pushojnë.
Ju mund t’i nxisni ata të bëjnë shëtitje të me biçikletë, të shëtisin dhe të mësojnë më shumë mbi kulturën e vendit ku po pushoni, të jenë vullnetarë.
E nëse shkoni në mal, shëtisni dhe mësojini atyre gjithçka mbi natyrën, kafshët, mësojini edhe të ngjisin malin, të shohin yjet.
Me pak fjalë, nxitni kureshtjen e tyre, që në fund të pushimeve të kenë mësuar diçka më shumë, të kenë ç’të tregojnë dhe ç’të flasin me miqtë në lagje por edhe në shkollë kur të rikthehen.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





