Transmetuar më 19-05-2013, 21:28

Të gjitha ne dëshirojmë t’u ndryshojmë diçka flokëve: nga flokë të drejtë, i duam me kaçurrela dhe e kundërta, si dhe nga brune duam, t’i bëjmë bjonde apo të kuqe…  Por ekziston një dëshirë që e duan të gjitha, të kenë flokë me shkëlqim dhe të mëndafshtë.

Kur ata kanë shkëlqim, flokët reflektojnë dritën, janë të butë dhe tërheqin të gjithë. Janë e para gjë që vihet re dhe bëhet fjalë për një nga ato gjëra që mbahet mend për gjithmonë. Kush nuk do t’i dëshironte kështu? Problem është se flokët me shkëlqim nuk është shumë e thjeshtë t’i kesh.

Flokët janë ose jo me shkëlqim në varësi të dritës, por varet edhe nga tipologjia e tyre, nga shëndeti, pastërtia dhe përkujdesi ndaj tyre.

Lloji i flokëve: Çdo lloj floku mund të jetë i shëndetshëm dhe me shkëlqim, edhe pse ata që janë të drejtë kanë më shumë shkëlqim se të tjerët.

Shëndeti: Flokët që janë më të shëndetshëm kanë një sipërfaqe të lëmuar dhe kjo bën që drita të reflektohet më mirë. Ata që janë trajtuar kimikisht ose që janë dëmtuar kanë një sipërfaqe më të ashpër, por një ndihmës i mirë është balsami.

Kujdesi: Nëse flokët kanë gjatësi të ndryshme ose nëse janë të djegura, duken më të shuara në krahasim me ato që kanë të njëjtën gjatësi. Për të qenë në maksimumin e shkëlqimit të tyre, duhet të kudesesh për flokët. Nëse flokët e t’u janë të drejtë atëherë ke një avantazh sepse ata janë me shkëlqim vetë.

Larja: Laj flokët dhe apliko balsamin vetëm tek majat e flokëve. Sigurohu të përdorësh produkte që janë për llojin e flokëve të tu.

Thjarja: Pasi ti kesh tharë me peshqir, krihi me një kerhër me dhëmbëza të mëdha. Lëri të thahen pak në ambient, ose nëse do ti thash me tharëse, apliko një lloj spray mbrojtës ndaj djegies. Në fund vendose tharëse në ajrin e ftohtë dhe aplikoje në flokë.

Gjesti i fundit: Nëse ke flokë të hollë, vendos një spray fiksues, sidomos tek majat. Nëse ke flokë të ashpër atëherë vendos një zbutës që jep edhe shkëlqim.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit