Transmetuar më 19-05-2013, 21:12

Të orientohesh në botën e verërave nuk është aspak e thjeshtë dhe shpesh përpara një rafti plot me shishe, zgjedhja bëhet vërtetë e vështirë. Por disa rregulla bazë, ekzistojnë dhe ne kemi vendosur t’ua sjellim për të qenë edhe ju ekspertë “të vegjël” të verës.

Viti i prodhimit është i rëndësishëm

Në vlerësimin e një vere ndihmon shumë edhe kontrollimi i etiketës mbi vitin e prodhimit të saj. Gjithsesi viti është i rëndësishëm, por në lidhje me karakteristikat e tipologjisë së verës edhe pse nuk ekzitojnë vit i mbarë apo vit i keq për pijen.

Sa më shumë kushton, aq më e mirë është

Çmimi nuk është automatikisht sinonim i cilësisë. Ekzistojnë verëra shumë të mira por me çmime shumë ekonomike, i tillë është rasti i atyre shoqërive që nuk investojnë shumë në publicitet.

Sa më e vjetër vera, më e mirë është Shpesh mendojmë se sa më i largët është viti i prodhimit aq më e mirë është vera. Kjo është e vërtetë, por vetëm nëse flasim për verëra të një cilësie të veçantë, jo të gjitha. Duhet të dimë se jo të gjitha verërat janë të përshtatshme për “t’u plakur”.

A gjedet në supermarket verë e mirë?

Tashmë ka supermarkete të mëdha që ofrojnë verë cilësore me çmime shumë të mira. E vetmja arsye pse ato mund të mos jenë aq cilësore se verërat e enotekave, është sepse në supermarket nuk ruhen në kushtet e duhura siç mund të ndodhë në një vend të specializuar për to.

Më shumë alkol, më e mirë është vera

Përqindja e alkolit në verë nuk ka të bëjë aspak me cilësinë e saj. Ajo që më shumë ka rëndësi është shija e përzier e alkolit me të tjerë elemente tipike të verës.

Vera që zgjedh duhet të shkojë me ushqimin

Për t’u orientuar nëse ia vlen një verë apo jo, atëherë është mirë të dini se me çfarë ushqimi dëshironi ta shoqëroni atë.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit