

Berat, 19 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u ndal në qytetin e Beratit për të prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qark, të udhëhequr nga Nasip Naço.
Ai tha se LSI është më e mbështetur se kurrë më parë, ndërsa theksoi se partia që ai drejton është e bekuar nga mali i shenjtë i Tomorrit.
“Dje dëgjova se turizmi në Berat do të rritet me 400% në 4 vitet që vijnë. U habita dhe më shumë kur kuptova që ky zë i njohur i përkiste Kryeministrit i cili e ka diskriminuar Beratin në këto vite si asnjë qark tjetër. Ai nuk ka dëgjuar as zërin tim dhe as të deputetit të Beratit Nasip Naço në Parlament, për të treguar jo ndonjë dashuri shumë të madhe për Beratin, Skraparin e Kuçovën, por të tregonte kujdesin më minimal, përgjegjshmërinë dhe dhimbsurinë më të pakët që mund të tregohet ndaj këtij populli”, deklaroi Meta. Në këtë linjë ai theksoi se premtimi për të rritur turizmin me 400% binte ndesh me gropat e rrugëve dhe mungesën e financimeve që u vendosën formalisht në buxhetin e shtetit dhe nuk u investuan.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





