

Është vetëm 7 vjeç por qysh tani është përfshirë në botën e modës. Bëhet fjalë për Suri Cruise, vajzën e aktorit Tom Cruise dhe aktores Katie Holmes, e cila ka firmosur një marrëveshje prej 1.1 milionë euro, për një linjë veshjesh për vajza të vogla, e cila do të dalë në treg në vjeshtë në dyqanet e New York.
Sakaq mediat amerikane bëjnë me dije se Suri është shumë entuziaste nga kjo iniciativë dhe ka treguar shumë interes për botën e modës.
Gjithsesi ky është vetëm një pasion për Surin, e cila e ka në plan të dytë këtë marrëveshje, pasi primare për të është shkolla. Çdo nismë dhe projekt i 7 vjeçares vjen nën kujdesin maksimal të nënës së saj Katie.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





